Ndërlidhjet

Vetura godet këmbësorët në Las Vegas


Ilustrim
Ilustrim

Së paku një person ka vdekur pasi një makinë në lëvizje i ka goditur këmbësorët në një trotuar në Las Vegas.

Policia tha se si rezultat i goditjes nga makina, janë lënduar edhe 27 qytetarë të tjerë në mesin e të cilëve gjashtë janë në gjendje të rëndë.

Teksa të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm, drejtuesi i makinës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia amerikane thotë se janë duke e zhvilluar një hetim të detajuar në lidhje me rastin.

XS
SM
MD
LG