Ndërlidhjet

Sllovenët u thonë “jo” martesave homoseksuale


Ilustrim
Ilustrim

Përmes një referendumi të mbajtur, sllovenët i kanë refuzuar martesat e së njëjtës gjini.

Thuajse dy të tretat e votuesve i thanë jo projekt-ligjit sipas të cilit, martesa definohet si “bashkim i dyve” e jo “bashkim i mashkullit me gruan”.

Referendumi ka qenë i vlefshëm ngase kanë marrë pjesë më shumë se 20 për qind nga gjithsej 1.7 milion votues të regjistruar. Pjesëmarrja ishte 36 për qind.

Ligjvënësit në Slloveni, me popullatë shumicë katolike, në muajin mars e kanë miratuar legjislacionin, ku martesa definohet si “bashkim i dyve” e jo “bashkim i mashkullit me gruan”.

Por, kundërshtarët kanë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për mbajtje të referendumit për këtë çështje, kështu që legjislacioni i miratuar në parlament nuk ka hyrë në fuqi.

Në një referendum në fillim të vitit 2012, votuesit në Slloveni e patën hedhur poshtë martesën homoseksuale.

XS
SM
MD
LG