Ndërlidhjet

logo-print

Konservatorët i fitojnë zgjedhjet në Spanjë


Ilustrim

Ilustrim

Partia konservatore në pushtet e ka fituar shumicën e vendeve në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje në Spanjë, por e ka humbur shumicën që kishte në parlamentin prej 350 anëtarësh.

Nga pothuajse të gjitha votat e numëruara, Partia Popullore e kryeministrit Mariano Rajoy, i ka fituar 28.7 për qind derisa socialistët 22 për qind.

Partitë e reja, Shtetasit (Ciudadanos) dhe Podemos, që është kundër masave të kursimit, i ka fituar 20 për qind përkatësisht 13.9 të votave duke i dhënë fund sistemit dypartiak që ishte me dekada në Spanjë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 20 dhjetorit ishte rreth 72 për iqnd.

Rezultatet tregojnë se së paku tri parti do të duhet të bashkohen për ta krijuar qeverinë.

XS
SM
MD
LG