Ndërlidhjet

91 të zhdukur nga shembja e dheut në Kinë


Ilustrim
Ilustrim

Mediat shtetërore të Kinës thonë se së paku 91 persona janë zhdukur në qytetin jugor Shenzhen, si rezultat i shembjes së dheut që ka përmbysur shumë ndërtesa.

Shtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat me lëndime të lehta si rezultat i rrëshqitjes së dheut në një park industrial.

33 ndërtesa, në mesin e të cilave konvikte punëtorësh, fabrika e zyra, janë dëmtuar dhe mbuluar me dhe.

Agjencia e lajmeve Xinhua, tha se më shumë se 60 mijë metra katror janë mbuluar nga dheu që ka arritur lartësinë deri në 6 metra.

Rrëshqitja e dheut e ka shkaktuar edhe një shpërthim në një pikë karburanti.

Shenzhen është një qendër e madhe industriale dhe një nga qytetet më të mëdha të Kinës.

XS
SM
MD
LG