Ndërlidhjet

Talibanët afganë e marrin nën kontroll një pikë strategjike


Ilustrim
Ilustrim

Talibanët në Afganistan e kanë marrë kontrollin mbi një lagje strategjike në provincën jugore Helmand.

Mohammad Jan Rasoolyar, zëvendës-guvernator në Helmand, tha sot se talibanët e kanë marrë distriktin Sangin pas disa ditë luftimesh.

Sipas tij, vetëm objektet e rrethuara të ushtrisë afgane në këtë distrikt, ende nuk janë marrë nën kontroll nga talebanët.

Luftimet ende janë duke vazhduar.

Më 19 dhjetor, Mohammad Jan Rasoolyar, e bëri një hap të pazakontë duke e paralajmëruar përmes Facebook-ut presidentin Ashraf Ghani, se provinca Helmand është në rrezik të rënies, nëse autoritetet qendrore nuk dërgojnë ndihmë.

Ai tha se më shumë se 90 forca të sigurisë afgane vdiqën gjatë luftimeve të muajit të fundit.

Provinca Helmand është një bazë e rëndësishme për talibanët ngase aty prodhohet shumica e opiumit në botë, kulturë kjo që e ndihmon financimin e tyre.

Dhuna në Afganistan është rritur dukshëm që nga viti i kaluar kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e përfundoi misionin e saj luftarak.

XS
SM
MD
LG