Ndërlidhjet

logo-print

Blatter e Platini suspendohen për tetë vjet


Sepp Blatter dhe Michel Platini

Sepp Blatter dhe Michel Platini

Presidenti i futbollit botëror të njohur si FIFA, Sepp Blatter dhe udhëheqësi i futbollit evropian, Michell Platini, janë suspendohen sot për një afat tetë vjeçar nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Vendimi është marrë nga Komiteti Etik i FIFA-s në Gjenevë.

Dyshja e cila ka qenë edhe e gjobitur, në muajin tetor ishte suspenduar për 90 ditë në kuadër të një hetimi për keqpërdorimin e fondeve të FIFA-s.

Blatter tashmë është gjetur fajtor për pagesën e një shume prej dy milionë frangash zviceriane në drejtim të Platinit në vitin 2011.

Të dy burrat e kanë mohuar se kanë vepruar në kundërshtim me rregullat.

Për Blatterin, 79 vjeçar, ky suspendim është i gjatë dhe sigurisht shënon fundin e karierës së tij në futboll.

Pezullimi i Platinit ndërkaq, ia ka zbehur shpresat këtij të fundit për ta zëvendësuar Blatterin në krye të FIFA-s.

XS
SM
MD
LG