Ndërlidhjet

Shpërthim në Mitrovicën e veriut


Ilustrim

Ilustrim

Në orët e hershme të ditës së sotme, në Mitrovicën e veriut ka ndodhur një shpërthim, i cili për pasojë ka pasur dëme materiale në 7 makina.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zheljko Bojiq.

“Në mëngjes, rreth orës 3:20, patrullat e policisë që kanë qenë në terren e kanë dëgjuar eksplodimin dhe kanë nisur menjëherë hetimin e terrenit. Ata kanë vërtetuar që në rrugën ‘Mbreti Pjetër’, në afërsi të objektit të ashtuquajtur ‘Vampirusha’, është hedhur një mjet shpërthyes. Në këtë rast nuk ka pasur të lënduar, por ka pasur dëme materiale në 7 automjete dhe në 4 dritare, në përdhesë të ndërtesës”, ka theksuar Bojiq.

Ai ka shtuar se lidhur me rastin hetimet e para janë bërë dhe ato po vazhdojnë, përfshirë edhe masat e nevojshme që ndërlidhen me këtë rast.

XS
SM
MD
LG