Ndërlidhjet

logo-print

HRW e akuzon Rusinë dhe Sirinë për përdorimin e municionit kasetor


Ilustrim

Ilustrim

Human Rights Watch e ka akuzuar Moskën dhe Damaskun për “përdorimin e gjerë” të municionit kasetor, i cili është i ndaluar në Siri. Ky municion shpërndahet në formë të pakontrolluar kur shkrepet.

HRW tha se e kanë dokumentuar përdorimin e armëve të tilla të ndaluara në së paku 20 raste që nga 30 shtatori, kur Siria dhe Rusia e kanë nisur ofenzivën e përbashkët kundër militantëve.

Grupi i të drejtave të njeriut më bazë në New York i ka analizuar informacionet e detajuara të sulmeve në nëntë vende ku janë vrarë 35 persona në mesin e të cilëve edhe 17 fëmijë.

Dy nga sulmet, sipas HRW, i kanë prekur edhe kampet ku gjenden të zhvendosurit.

Përmes një deklarate të lëshuar, HRW tha se municioni i cili shpërndahet në formë të pakontrolluar kur shkrepet, është përdorur në shumicën e sulmeve të fundit.

Ky municion njihet edhe si municion kasetror ndërsa mund të hidhet nga toka dhe nga ajri.

Një total prej 118 vendeve e kanë të ndaluar përdorimin e municionit kasetor.

XS
SM
MD
LG