Ndërlidhjet

Rusia e forcon bazën e saj ajrore në Armeni


Ilustrim
Ilustrim

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar sot se ka dërguar pajisje ushtarake me qëllim që ta forcoj bazën e saj ajrore në Armeni.

Ministria njoftoi sot se një një total prej gjashtë helikopterësh, luftarak dhe të transportit, janë dërguar në bazën ajrore që gjendet në afërsi të kryeqytetit Jerevan.

Helikopterët Mi-24 dhe Mi-8 janë dërguar në bazën ajrore Erebuni në Armeni nga një bazë ushtarake në rajonin jugor të Rusisë, Krasnodar.

Një veprim i ngjashëm nga autoritetet e Moskës është ndërmarrë në fillim të këtij muaji kur janë dërguar në Armeni shtatë helikopterë.

Armenia është një nga aleatët kryesor rajonal të Rusisë.

XS
SM
MD
LG