Ndërlidhjet

Vriten gjashtë ushtarë të NATO-s në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Një sulmues vetvrasës në një motoçikletë e ka sulmuar sot një patrullë të përbashkët amerikano-afgane në afërsi të bazës ajrore Bagram në Afganistan.

“Tre ushtarë të koalicionit kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Tre policë afganë janë plagosur gjithashtu gjatë sulmit”, tha sot Mohammad Asem, guvernator i provincës Parwan.

Por, zyrtarë të NATO-s në Afganistan, kanë njoftuar se gjashtë ushtarë të misionit janë vrarë gjatë shpërthimit.

Përmes rrjetit social Twitter, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se janë vrarë 19 ushtarë.

Sulmi vjen vetëm një javë pas sulmeve vetvrasëse në bazën ajrore të Kandaharit në jug të Afganistanit, në një bujtinë të Ambasadës së Spanjës në Kabul.

XS
SM
MD
LG