Ndërlidhjet

BE-ja dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshjen historike


Ilustrim

Ilustrim

Kazakistani dhe Bashkimi Evropian e kanë nënshkruar sot marrëveshjen historike për lidhje më të ngushta.

Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe Partneritetit është nënshkruar në kryeqytetin kazak Astana, në mes të shefes së BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe ministrit të jashtëm kazak, Erlen Idrisov.

Marrëveshja është nënshkruar pas katër vjet bisedimesh.

BE-ja ka qenë e interesuar për ta forcuar bashkëpunimin me Kazakistanin, vend i cili e ka ekonominë më të madhe në Azinë Qendrore.

Teksa BE-ja dhe Astana e kanë nënshkruar marrëveshjen, presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi me homologun e tij kazak, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të Rusisë dhe Kazakistanit.

“Ne vazhdojmë të punojmë në konvergjencë me politikat tona, duke përfshirë sferën e doganës dhe rregullave teknike por edhe në fusha të tjera. E gjithë kjo, në mënyrë të pashmangshme e ka efektin pozitiv”, i tha sot në Moskë presidenti Putin, homologut të tij kazak, Nursultan Nazarbaev.

Kazakistani është aleat kyç i Moskës në Unionin Ekonomik Euroaziatik.

XS
SM
MD
LG