Ndërlidhjet

BE-ja ratifikon zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian e ka ratifikuar sot vendimin, sipas të cilit, Rusisë i janë zgjatur sanksionet edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Asnjë shtet anëtar nuk e ka kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së 18 dhjetorit e cila nënkupton se sanksionet do të jenë në fuqi deri më 31 korrik të vitit 2016, në sektorin financiar, atë të naftës dhe sektorin ushtarak të Rusisë.

Një lëvizje për zgjatjen e sansioneve ishte planifikuar të bëhej një javë më parë gjatë një mbledhje të ministrave të jashtëm, por një proces i tillë ishte bllokuar për shkak se Italia kishte bërë thirrje për një debat të nivelit më të lartë politik përkitazi me këtë çështje.

Sanksionet ndaj Rusisë për herë të parë janë vendosur në korrik dhe në shtator të vitit 2014, si përgjigje ndaj Rusisë pas ankesimit të paligjshëm të gadishullit Krimea në Ukrainë.

Pavarësisht sanksioneve, kohëve të fundit Franca dhe disa shtete tjera të BE-së kanë kërkuar që të ri-angazhohen së bashku me Moskën në luftën ndaj Shtetit Islamik.

Disa të tjerë thonë se nuk mund të ketë afrim të BE-së me Rusinë derisa të plotësohen kushtet e parapara me marrëveshjen për armëpushim në Ukrainë, të arritur në Minsk.

Menjëherë pas vendimit në Bruksel, Ministria e Jashtme ruse, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, ka thënë se vendimi i BE-së për zgjatje të sanksioneve do ta inkurajoj Kievin për ta shkelur marrëveshjen e paqes të arritur në Minsk

XS
SM
MD
LG