Ndërlidhjet

Thaçi: DASH-i rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Zëvendës kryeministri i parë në qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar sot se shenjimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

"Ky raport kredibil rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues", ka thënë zoti Thaçi, në rrjetin social Facebook.

"Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktual të shtetit të Kosovës", ka thënë mes tjerash zoti Thaçi.

XS
SM
MD
LG