Ndërlidhjet

Rusi: Kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar është e dëmtuar


Një zyrtar ushtarak rus duke folur për media lidhur me kutinë e zezë të bombarduesit Su-24
Një zyrtar ushtarak rus duke folur për media lidhur me kutinë e zezë të bombarduesit Su-24

Ushtria e Rusisë thotë se “kutia e zezë” e aeroplanit luftarak, që është rrëzuar nga Turqia muajin e kaluar, është shumë e dëmtuar për deshifrim.

Autoritetet ruse kanë shfaqur shpresën se kjo kuti do të jepte informacione për ta mbështetur pretendimin e Rusisë se bombarduesi i tipit Su-24 nuk kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë, para se të goditej afër kufirit Turqi – Siri, më 24 nëntor.

Turqia thotë se pilotët rusë i kishin injoruar thirrjet se po e shkelnin hapësirën ajrore të Turqisë.

“Ripërtritja e informacioneve dhe leximi i të dhënave për fluturim u dëshmua e pamundshme për shkak të dëmtimit të brendshëm”, tha sot Sergei Baimetov, nga Forca Ajrore e Rusisë.

XS
SM
MD
LG