Ndërlidhjet

Çekia dërgon policë në Maqedoni


Pjesëtarë të policisë së Çekisë

Pjesëtarë të policisë së Çekisë

Qeveria e Çekisë është pajtuar për t’i dërguar 25 policë në Maqedoni për të ndihmuar në krizën me migrantët.

Kryeministri i Çekisë, Bohuslav Sobotka, tha sot se kjo lëvizje u bë me kërkesë të Maqedonisë, raporton AP.

Sipas tij, vendosja e policëve do të bëhet nga mesi i janarit e deri në fund të shkurtit.

Maqedonia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është pjesë e së ashtuquajturës rrugë ballkanike, të cilën e kanë shfrytëzuar refugjatët nga Lindja e Mesme për të arritur në vendet e pasura perëndimore.

Çekia, po ashtu, do të dërgoj ndihmë financiare prej 800 mijë dollarësh për Maqedoninë.

Po ashtu sot, qeveria e Çekisë e ka zgjatur misionin e ngjashëm në Slloveni, ku gjenden 20 policë çekë, deri në fund të muajit janar.

Më herët Çekia kishte dërguar policë edhe në Hungari, për të ndihmuar në krizën e migrantëve ajte.

XS
SM
MD
LG