Ndërlidhjet

Moldavi: Biznesmeni properëndimor – kryeministër i ri


Ion Sturza
Ion Sturza

Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti, ka kërkuar që biznesmeni properëndimor dhe ish-kryeministër, Ion Sturza, ta formoj qeverinë e re të Moldavisë, në periudhën e krizës së gjatë ekonomike dhe politike në këtë ish-republikë sovjetike.

Zoti Sturza, 55 vjeçar, ka shërbyer si kryeministër i Moldavisë për nëntë muaj në vitin 1999.

Ai tha se nesër do t’i filloj konsultimet me partitë politike parlamentare për formimin e qeverisë dhe se dëshiron të ketë qeveri “profesionistësh” e jo ministra të emëruar nga politika.

Ky person, që ka shtetësi të dyfishtë moldave dhe rumune dhe interesa biznesore në Rumani, u tha sot gazetarëve se “e ka vetëm një atdhe” e kjo është Moldavia.

Prej muajit tetor, në Moldavi vepron një qeveri e përkohshme, pasi qeveria e mëparshme e cilësuar si proevropiane, u shpërdna nga parlamenti, për shkak të disa skandaleve të korrupsionit.

Sturza duhet t’i ketë së paku 51 vota në parlamentin me 101 deputetë, për miratimin e qeverisë së re.

XS
SM
MD
LG