Ndërlidhjet

logo-print

Filmi Star Wars – shikueshmëri rekorde


Pamje nga filmi Star Wars

Pamje nga filmi Star Wars

Ripërtritja e filmit të Hollivudit, Star Wars, ka shënuar rekorde të shikueshmërisë, pasi këtë film e kanë parë 529 milionë njerëz në gjithë botën.

Gjysma e këtij numri, 248 milionë, është shënuar vetëm në Shtetet e Bashkuara, ka thënë mbrëmë shefi ekzekutiv i kompanisë Disney, Bob Iger, në një intervistë për Televizionin Bloomberg.

“Është shikueshmëri shumë e madhe”, tha ai.

Filmi: Star Wars – Forca Zgjohet, tash kryeson në listën e filmave më të shikuar, meqë deri tash këtë pozitë e mbante Jurassic World, me 525 milionë njerëz që e kanë parë në gjithë botën, kur kishte filluar të shfaqet në qershor të këtij viti.

Në shitjen rekorde të filmit nuk përfshihet Kina. Në këtë vend ky film fillon të shfaqet më 9 janar.

XS
SM
MD
LG