Ndërlidhjet

Daçiq: Nuk ka nevojë që Kisha të deklarohet për Kosovën


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se është krejtësisht e panevojshme deklarata e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që Kisha ortodokse serbe ta shfaqë mendimin e saj lidhur me kapitullin 35 në negociatat me Bashkimin Evropian, që ka të bëjë me Kosovën.

“Kryeministri i Serbisë shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe, por edhe me të gjithë faktorët e tjerë shoqëror, kështu që mendoj se thirrja që Kisha të pyetet për punët shtetërore është e panevojshme”, tha Daçiq për gazetën Danas.

Më herët, në një intervistë për gazetën Politika, presidenti Nikolliq tha se me sfidat e mëdha Serbia duhet të ballafaqohet menjëherë dhe pas hapjes së kapitullit për Kosovën pritet që për këtë çështje të deklarohet edhe Kisha ortodokse serbe dhe Akademia e shkencave dhe arteve të Serbisë.

Partiku Irinej nga Kisha ortodokse serbe para një muaji e kishte porositur kryeministrin Vuçiq se “nuk guxojmë ta sakrifikojmë Kosovën për Evropën”.

XS
SM
MD
LG