Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Personeli ushtarak dërgohet në Afganistan


Një ushtar britanik në Afganistan

Një ushtar britanik në Afganistan

Britania ka dërguar personel ushtarak në provincën Helmand në Afganistan, pas raporteve se qarku Sangjin në këtë rajon, ka rënë në duart e militantëve talibanë.

Guvernatori i Helmandit tha dje se policia afgane po lufton kundër talibanëve, që e kanë rrethuar kompleskin e tyre dhe ndërtesën e guvernatorit të qarkut në Sangjin.

Ai ka njoftuar se të gjitha rrugët që çojnë në Sangjin janë nën kotroll të talibanëve.

Britania ka njoftuar se një numër i vogël i ushtarëve janë vendosur në Helmand me detyrë këshilluese.

Gazeta londineze, Times, ka raportuar se një njësi prej afro 30 ushtarëve nga forca elite e ushtrisë britanike, SAS, dhe afro 60 forca speciale amerikane, janë dërguar në terren për tu ndihmuar forcave afgane për ta mbrojtur qytetin.

Një zëdhënëse e Ministrisë së mbrojtjes së Britanisë tha se ekipi që është dërguar në Helmand nuk do të angazhohet në luftime.

Vitin e kaluar Britania i ka përfunduar operacionet luftarake në Afganistan, por ende i ka afro 450 ushtarë atje për stërvitje dhe mbështetje të forcave të sigurisë në këtë vend.

XS
SM
MD
LG