Ndërlidhjet

logo-print

Davutoglu: Siria - jo pjesë e “qëllimeve imperialiste ruse”


Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, e ka dënuar një sulm të dyshuar ajror rus kundër qytetit sirian, Idlib, duke theksuar se territori i Sirisë nuk do të jetë pjesë e “qëllimeve imperialiste ruse”.

Nga ky sulm ajror, i kryer pardje, janë vrarë disa njerëz në qendër të qytetit Idlib, që është nën kontroll të kryengritësve, kanë thënë punëtorët e shpëtimit dhe banorët.

Nga sulmi ajror janë qëlluar tregu me njerëz, disa ndërtesa qveritare dhe blloqe të banimit.

Rusia nuk ka konfirmuar nëse ka ndërmarrë sulme ajrore në këtë hapësirë.

Turqia, që për një kohë të gjatë kërkon përmbysjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, është shumë kritike ndaj rolit të Rusisë në rajon.

Por, Rusia është aleate shumëvjeçare e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG