Ndërlidhjet

OKB: Bisedimet e reja për Sirinë - muajin e ardhshëm


Michael Moller (majtas) së bashku me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon
Michael Moller (majtas) së bashku me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Michael Moller, ka thëlnë se në muajin janar në Gjenevë të Zvicrës, do të mbahen bisedimet e reja për zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Zoti Moller, që është shef i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, u tha sot gazetarëve se ende nuk dihet data se kur do të fillojnë takimet.

Më 18 dhjetor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, u ka dhënë mbështejte unanime përpjekjeve për procesin e paqes në Siri, ndërsa në takimin e paraparë pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e qeverisë dhe ata të opozitës.

Dy rundet e deritashme të bisedimeve paqësore, të mbajtura në Gjenvë, vitin e kaluar, ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të opozitës, kanë përfunduar me dështim, për shkak të fatit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG