Ndërlidhjet

Nga aksioni ruso-afgan u konfiskuan 600 tonelata drogë


Ilustrim
Ilustrim

Më se 600 tonelata drogë janë konfiskuar nga operacioni i përbashkët i zyrtarëve për zbatimin e ligjit nga Rusia dhe Afganistani.

Shefi i Shërbimit federal të kontrollit të drogës në Rusi, Viktor Ivanov, tha sot në një konferencë për shtyp në Moskë, se policia antidrogë në Afganistan e ka zënë opiumin në bazë të informacionit të dërguar nga pala ruse.

Zoti Ivanov ka theksuar se droga ishte gjetur në rimorkion e një kamioni që udhëtonte nga Afganistani në Turqi, ku kjo sasi e drogës do të procesohej në heroinë dhe do të shitej në Evropë dhe vendet e tjera.

XS
SM
MD
LG