Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Bergdahl ballafaqohet me akuza për dezertim


Bowe Bergdahl para se të zhdukej dhe të rrëmbehej nga talibanët

Bowe Bergdahl para se të zhdukej dhe të rrëmbehej nga talibanët

Ushtari amerikan, Bowe Bergdahl, sot do të paraqitet në një gjykatë ushtarake në Fort Bragg të Karolinës Veriore.

Aktualisht, ushtria amerikane ka njoftuar se ky ushtar, i cili ishte zhdukur në Afganistan dhe ishte mbajtur nga talibanët për pesë vite, do të ballafaqohet me gjykatë të përgjithshme ushtarake, lidhur me akuzat për dezertim dhe keqsjellje para armikut.

Nëse shpallet fajtor, Bow Bergdahl mund të dënohet me burg të përjetshëm për keqsjellje dhe deri në 5 vjet për dezertim.

Lirimi i ushtarit Bergdahl në maj të vitit 2014, me rastin e këmbimit të pesë talibanëve, që mbaheshin në burgun amerikan, Guantanamo Bej në Kubë, është shndërruar në një kundërthënie të stuhishme.

Disa nga shokët e dikurshëm të Bergdahlit e kanë akuzuar atë se i kishte rrezikuar jetët e tyre gjatë kërkimit të zgjeruar të ushtrisë për ta shpëtuar atë pasi ishte zhdukur.

Avokatët e tij argumentojnë se etiketimi i kandidatit republikan për president amerikan, Donald Trump, se Begrdahl është “tradhtar i papastër dhe i kalbur” mund të krijoj paragjykime tek anëtarët e porotës për klientin e tyre.

XS
SM
MD
LG