Ndërlidhjet

Irak: Ushtria e shkatërroi rezistencën e IS-it në qendër të Ramadit


Forcat irakiane në pozicion afër Ramadit

Forcat irakiane në pozicion afër Ramadit

Forcat e qeverisë së Irakut e kanë shkatërruar rezistencën për në qendër të qytetit Ramadi, gjatë përpjekjes për ta marrë kontrollin e këtij qyteti nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Zëdhënësi i njësive kundër terrorit, Sabah al-Numani, tha sot se forcat e Irakut po avanconin kah kompleksi qeveritar në qendër të Ramadit dhe se luftime ka në lagjet rreth këtij kompleksi.

Sipas tij, Forca ajrore irakiane po i jep mbështetje këmbësorisë.

Operacioni për rimarrjen e Ramadit, që është 100 kilometra në perëndim të Bagdadit, ka filluar muajin e kaluar, pas përpjekjeve më se 30 ditëshe për ndërprerjen ne rrugëve të furnizimit brenda në qytet.

Rënia e Ramadit, që është kryeqytet i provincës Anbar, në muajin maj, ishte goditje madhore për qeverinë e butë qendrore në Bagdad.

Inteligjenca e Irakut vlerëson se numri i militantëve të Shtetit Islamik, të rrethuar në qendër të Ramadit është diku prej 250 e deri në 300.

XS
SM
MD
LG