Ndërlidhjet

logo-print

Boko Haram i lë pa shkollë më shume se 1 milon fëmijë


Ilustrim

Ilustrim

Sulmet e grupit ekstremist Boko Haram në Nigeri dhe në vendet fqinje që gjenden në verilindje, i kanë detyruar më shumë se 1 milion fëmijë që ta braktisin shkollën.

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, tha sot se fëmijët atje e kanë braktisur shkollën nga frika se po abuzohen, po rrëmbehen apo po rekrutohen nga grupet e armatosura.

Konflikti sipas kësaj agjencie, i ka detyruar të mbyllen më shumë se 2 mijë shkolla në Nigeri, Kamerun, Çad dhe Niger.

Disa nga objektet shkollore janë djegur e disa të tjera janë plaçkitur nga grupi kryengritës, emri i të cilit do të thotë “Edukimi perëndimor është mëkat”

“Konflikti ka qenë një goditje e madhe për arsimin në rajon dhe dhuna i ka detyruar shumë fëmijë ta lënë shkollën tash e më shumë se një vit, duke rrezikuar një braktisje të përhershme të shkollës nga ana e tyre", tha sot Manuel Fontaine, drejtor i UNICEF-it për Afrikën qendrore.

Para se të filloj kriza, rreth 11 milionë fëmijë, sipas UNICEF-it, kanë qenë duke e vijuar shkollimin fillor.

Muajve të fundit, sipas kësaj agjencie, disa shkolla janë rihapur në verlindje të Nigerisë, por shumë nga klasat janë të mbipopulluara.

Sipas UNIFEC-it, ka edhe klasa që po përdoren si strehë për të zhvendopsurit.

Pasiguria, sipas agjencisë, i pengon edhe shumë mësues që të rikthehen në klasa.

“Rreth 600 mësues janë vrarë nga Boko Harami gjatë krizës 6 vjeçare”, ka njoftuar UNICEF.

Sipas Kombeve të Bashkuara dhe organizatës Amnesty International, rreth 20 mijë persona janë vrarë si rezultat i kryengritjes së grupit Boko Haram dhe më shumë se 2.3 milionë të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG