Ndërlidhjet

Mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Bowe Bergdahl


Bowe Berghdal

Bowe Berghdal

Ushtari amerikan Bowe Bergdahl sot për herë të parë është paraqitur para një gjyqtari të gjykatës ushtarake në SHBA, ku ai akuzohet për dezertim dhe keqsjellje para armikut.

Seanca e parë gjyqësore ndaj ushtari i cili qe zhdukur në Afganistan dhe mbajtur për pesë vite nga talibanët, është mbajtur në Fort Bragg të Karolinës Veriore.

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me seancën e parë gjyqësore ndaj ushtarit Bergdahl, i cili ishte kapur nga militantët në qershor të 2009-tes kur edhe ishte larguar nga ushtria amerikane në Afganistan, e i cili ishte shkëmbyer pas pesë vitesh nga institucionet amerikane me pesë të burgosur talibanë afganë që po mbaheshin në Guantanamo.

Nëse shpallet fajtor, Bow Bergdahl mund të dënohet me burg të përjetshëm për keqsjellje dhe deri në 5 vjet për dezertim.

XS
SM
MD
LG