Ndërlidhjet

Arabia S. e dënon me burg shkrimtarin Zuhair Kutbi


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë saudite e ka dënuar një shkrimtar me katër vjet burgim për thirrjet e tij publike për reforma politike. Pos dënimit me burg, ai në 15 vitet e ardhshme e ka të ndaluar që të botoj shkrime.

Familjarët dhe miqtë e tij kanë njoftuar se vendimi është shqiptuar nga Gykata e Specializuar Penale, një gjykatë e themeluar në 2008-ten për tu marrë me rastet e terrorizmit.

Shkrimtari Zuhair Kutbi u dënua për veprën penale të thirrjes për kryengritje, për nxitje të opinionit publik si dhe për reduktimin e prestigjit të qeverisë.

Përveç dënimit me burgim dhe me ndalim të publikimeve, ai e ka të ndaluar të udhëtoj jashtë vendit për pesë vite si dhe është i obliguar që ta paguaj një gjobë prej 26 mijë e 665 dollarësh.

Djali i tij, Jammel, i pari e ka bërë të ditur të hënën dënimin ndaj të atit përmes një postimi në rrjetin Twitter por ai nuk ka dhënë detaje mbi akuzat.

Kutbi është arrestuar më 15 korrik në shtëpinë e tij në Mekë, pas një paraqitje televizive në një televizion arab.

XS
SM
MD
LG