Ndërlidhjet

logo-print

Parandalohet një sulm ndaj policisë dhe ushtrisë në Francë


Ilustrim

Ilustrim

Policia franceze i ka penguar dy burra që ta kryejnë një sulm ndaj policisë dhe ushtrisë në qytetin Orleans, në jug të Parisit, tha sot Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.

Cazeneuve tha se dy shtetas francezë, njëri 20 dhe tjetri 24 vjeç, janë duke u marrë në pyetje.

Ai tha se dy të dyshuarit ishin "në kontakt me një xhihadist francez në Siri dhe hetimet janë duke vazhduar nëse ai i ka urdhëruar sulmet të cilat , siç e ka pranuar njëri nga të arrestuarit, ishin planifikuar për tu kryer”.

Ministri tha se dhjetë sulme janë penguar këtë vit në Francë, vend i cili ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme sidomos që nga nëntori kur gjatë disa sulmeve terroriste në Paris janë vrarë 130 persona.

Që nga nëntori, ai ka thënë se janë kryer më shumë se 3 mijë bastisje në lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar 360 persona, 51 nga të cilët ende po mbahen në paraburgim.

Cazeneuve tha se që nga nëntori, 3 mijë e 314 persona janë deportuar nga Franca dhe e kanë të ndaluar hyrjen për shkak të rrezikut që paraqesin.

XS
SM
MD
LG