Ndërlidhjet

Ukrainë: Arrihet armëpushim gjatë festave


Pamje e pjesëtarëve të forcave qeveritare të Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi
Pamje e pjesëtarëve të forcave qeveritare të Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi

Qeveria e Ukrainës ka arritur marrëveshje me separatistët prorusë për armëpushim gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, që ka hyrë në fuqi mbrëmë në mesnatë.

Një zëdhënëse për ekipin paqësor negociator të Ukrainës tha se marrëveshja e re ishte arritur në Minsk të Bjellorusisë, gjatë rundit të fundit të bisedimeve.

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Martin Sajdik, ka shfaqur “shpresë se populli në pjesën lindore të Ukrainës do të kënaqet në paqe gjatë ditëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”.

Një përfaqësues i provincës Luhansk, pjesa më e madhe e së cilës është nën kontroll të separatistëve, tha se marrëveshja e re ishte e nevojshme për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të marrëveshjes ekzistuese.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se më se 9 mijë njerëz, shumica prej tyre civilë, janë vrarë prej se ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, në prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG