Ndërlidhjet

Kirbi: SHBA nuk dëshiron ta ndërrojë Vuçiqin, gazetat bëjnë senzacione


Ambasadori amerikan në Serbi Michael D. Kirby
Ambasadori amerikan në Serbi Michael D. Kirby

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael D. Kirby, duke u shprehur për pretendimet në media për të ashtuaquajturin “komplot” se SHBA-të dëshirojnë ta ndërrojnë kryeministrin, Aleksandar Vuçiq, tha se njerëzit dëshirojnë të krijojnë senzacione për t’i shitur gazetat.

“Mund të shtypni çka të doni, por kjo nuk do të thotë se çdo gjë që lexoni në gazeta është e vërtetë”, tha Kirby.

Mëtutje, duke folur për Televizionin N1, ambasadori Kirby ka vlerësuar se është mirë që ekzistojnë kontakte ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Kjo nuk ndodhë me shpjetësinë e vetëtimës, por derisa lëvizë është mirë”, tha Kirby.

Ambasadori amerikan ka theksuar se Kosova ka pranuar ta formoj Gjykatën për krime të luftës dhe se në këtë kuadër ajo punon me holandezët.

“As ju këtu nuk i keni zgjidhur të gjitha problemet, keni struktura paralele administrative”, tha Kirby dhe ka shtuar se “gjërat e vështira nuk ndodhin brenda natës”.

Michael Kirby ka deklaruar se është i shqetësuar që vrasja e vëllezërve Bytyçi dhe ndezja e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, nuk kanë marrë epilog.

“Besoj se në MUP-in e juaj ka njerëz shumë të mirë dhe dëgjojnë se çka u urdhërohet. Njerëzit të cilët i kanë vrarë vëllezërit Bytyçi kanë kryer urdhëra. Kjo nuk është dashur të ndodhë. Kush urdhëron në mënyrë joligjore duhet të bartë përgjegjësi. Ky është sundim i ligjit”, tha Kirby.

XS
SM
MD
LG