Ndërlidhjet

Irak: Ramadi do të çlirohet nga IS-i


Forcat e ushtrisë së Irakut duke avancuar kah Ramadi

Forcat e ushtrisë së Irakut duke avancuar kah Ramadi

Zyrtari i lartë ushtarak në Irak, Othman al-Ghanemi, ka parashikuar se forcat e qeverisë do t’i largojnë militantët e Shtetit Islamik (IS) nga qyteti perëndimor, Ramadi, brenda disa ditësh.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të shpallet lajmi i mirë për çlirimin komplet të Ramadit”, ka thënë sot al-Ghanemi, shef i shtatmadhorisë së ushtrisë së Irakut, transmeton televizioni Iraqia TV.

Forcat e Irakut dje kanë filluar të avancojnë në pjesën qendrore të qytetit që mbahej nga militantët, i cili ishte okupuar nga ata në muajin maj.

Nëse rimerret Ramadi, atëherë ky do të jetë qyteti i dytë i madh, pas Tikritit, që është kthyer nën kontroll të qeverisë, nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG