Ndërlidhjet

Rusi: Fletarrest ndërkombëtar për Khodorkovskyn


Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar arrestimin e kritikut të rreptë të Kremlinit në ekzil, Mikhail Khorodkovsky, i cili dikur ishte ndër njerëzit më të pasur në Rusi.

Zëdhënës i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, është cituar nga mediat duke thënë se gjykata ka publikuar fletarrest ndërkombëtar për Khodorkovskyn, i cili pjesën më të madhe të kohës e kalon në Londër.

Më herët këtë muaj, hetuesit e kanë akuzuar Khodorkovskyn, për përfshirje në vrajse të prefektit të Siberisë në vitin 1998.

Khodorkovsky më parë i ka kaluar 10 vjet në burg, dhe është liruar pas amnistisë së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në vitin 2013.

Mikhail Khodorkovsky i ka hedhur poshtë akuzat. Ai, po ashtu, e ka akuzuar presidentin Putin për shkelje të Kushtetutës së Rusisë dhe për çuarjen e vendit në gërmadha.

Dje, hetuesit rusë i kanë bastisur shtëpitë e disa punonjësve të fondacionit, Open Russia, i cili ishte formuar nga Khodorkovsky.

XS
SM
MD
LG