Ndërlidhjet

Stamboll: Një i vrarë nga eksplodimi në aeroport


Pamje nga aeroporti Sabiha Gokcen në Stamboll
Pamje nga aeroporti Sabiha Gokcen në Stamboll

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një eksplodim në aeroportin e dytë më të madh në Stamboll të Turqisë.

Autoritetet po zhvillojnë hetime për të përcaktuar nëse shpërthimi i sotëm në aeroportin Sabiha Gocken, është shkaktuar nga bomba apo jo.

Policia i ka ashpërsuar masat e sigurisë në hyrje të aeroportit pas këtij incidenti, duke i kontrolluar veturat dhe duke fluturuar me helikopter mbi aeroport.

Raportohet se sulmet me bomba nga kurdët, majtistët dhe militantët islamikë, janë të zakonshme në Turqi.

XS
SM
MD
LG