Ndërlidhjet

Raportet nga Afganistani bëjnë me dije se luftime të ashpra janë duke vazhduar në mes të forcave afgane dhe militantëve talibanë në distriktin Sangin, në provincën e Helmandit, provincë e cila është pushtruar nga militantët gjatë kësaj jave.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Afganistan, gjatë një konference të mbajtur në Kabul, bëri thirrje për mbështetje ushtarake ndërkombëtare, posaçërisht mbështetje nga ajri.

Britania e ka dërguar një kontigjent të vogël të ushtarëve për t’i dalë në ndihmë ushtrisë afgane në Helmand.

Helmand është një zonë e rëndësishme e cila kufizohet me Pakistanin dhe është një bazë e rëndësishme për talibanët, ngase aty prodhohet shumica e opiumit në botë, kulturë kjo që e ndihmon financimin e tyre.

Kriza në Helmand e ka shtuar presionin mbi presidentin Ashraf Ghani.

Më 20 dhjetor, Mohammad Jan Rasoolyar, zëvendës guvernator i krahinës, e bëri një hap të pazakontë duke e paralajmëruar përmes Facebook-ut presidentin Ashraf Ghani, se provinca Helmand është në rrezik të rënies, nëse autoritetet qendrore nuk dërgojnë ndihmë.

XS
SM
MD
LG