Ndërlidhjet

Viktima nga shpërthimet në veri të Bagdadit


Ilustrim

Ilustrim

Së paku shtatë persona janë vrarë gjatë shpërthimeve që kanë ngjarë të mërkurën në një qytet në veri të Bagdadit.

Policia tha se bomba e parë shpërtheu në afërsi të një stacioni autobusësh në qytetin Khalis, që gjendet rreth 80 kilometra në veri të kryeqytetit irakian.

Një shpërthim tjetër ka ngjarë në tregun e të njëjtit qytet.

Së paku 18 persona raportohet të jenë plagosur.

Sulmet ndodhën një ditë pasi forcat irakiane kanë arritur progres në disa zona të qytetit perëndimor Ramadi të cilat po mbaheshin nga militantët e Shtetit Islamik. IS kontrollon rreth një të tretat e territoreve në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG