Ndërlidhjet

Irani i kritikon SHBA-të për ndryshimet në ligjin për vizat


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë sot se ndryshimet në programin e vizave në Shtetet e Bashkuara, e kanë shkelur marrëveshjen historike bërthamore në mes të Teheranit dhe fuqive botërore

Legjislacioni i ri amerikan i ashpërson kufizimet për udhëtim në Shtetet e Bashkuara, për banorët e 38 vendeve, shumica prej tyre evropiane, shtetasit e të cilave kualifikohen për Programin Visa Waiver të Shteteve të Bashkuara, pasi i plotësojnë kërkesat strikte.

Sipas këtij programi, afro 20 milionë njerëz i vizitojnë Shtetet e Bashkuara për çdo vit, pa i marrë vizat paraprakisht.

Banorët e këtyre shteteve, në rast se në pesë vitet e fundit kanë udhëtuar drejt Irakut, Iranit, Sirisë dhe Sudanit, për të hyrë në SHBA, duhet të pajisen me vizë.

Përfshirja e Iranit në këtë mes, sipas ministrit Mohammad Javad Zarif, e ka për qëllim që ta minoj marrëveshjen bërthamore e njohur si JCPOA.

Në deklaratën e bërë sot para gazetarëve, Zarif tha se këtë çështje e ka ngritur edhe gjatë takimit që e ka pasur në New York me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Ai ka thënë se i ka kërkuar zyrtarit amerikan që të ndryshohet ky legjislacion në mënyrë që të mos ketë pengesa në zbatimin e JCPOA-së.

XS
SM
MD
LG