Ndërlidhjet

logo-print

Teknologjia në ndihmë refugjatëve

  • RFE /RL

Në kufirin Maqedoni-Greqi...

Në kufirin Maqedoni-Greqi...

Ka arritur mbi një milion këtë vit numri i migrantëve që kanë arritur në Evropë. Profesionistë të teknologjisë dhe vullnetarë janë duke zhvilluar disa ide kreative për trajtimin e krizës më të madhe të migrimit në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Është viti 2015, jo 1945”, thotë Mike Butcher, themelues i një nisme jofitimprurëse, e njohur si TechFugees. “Nuk kemi nevojë të presim vite të tëra për të gjetur njerëzit dhe për t’i bashkuar ata me familjet”, shton ai.

Butcher, gazetar në ueb-faqen TechCrunch, thotë për Radion Evropa e Lirë se TechFugees ofron punë kompjuterike për refugjatët.

Sipas tij, TechFugees organizon edhe takime të njerëzve që punojnë së bashku për të hartuar projekte soft-uerësh dhe tenkologji të tjera për migrantët.

“Duke lënë anash arsyet humanitare, kjo është po ashtu një mundësi e madhe për t’i përfshirë refugjatët në shoqëri dhe për t’i integruar më shpejt ata”, thotë Butcher.

Facebook ka sponsorizuar takimin e parë brenda TechFugees, ndërsa Google po punon për të përmirësuar shërbimin online të përkthimit në gjuhën arabe, pasi shumica e refugjatëve dhe migrantëve vijnë nga Lindja e Mesme dhe rajonet e tjera arabishtfolëse.

Butcher tregon për disa nisma në internet që janë zhvilluar tashmë, për të ndihmar migrantët; në mesin e tyre është MyRefugee, që u lejon refugjatëve të identifikojnë lokacionin e tyre dhe ta ndajnë atë me agjencitë e ndihmës.

Pastaj, migreat.com u ndihmon refugjatëve të aplikojnë për azil ligjor. Ueb-faqja po ashtu mund t’iu ofrojë këshilltar ligjor ose t’i ndihmojë ata të marrin viza. Ajo, madje, u ndihmon refugjatëve të gjejnë komunitete të veçanta ose të takojnë njerëz dhe të bëjnë miq.

First Contact është një tjetër faqe që publikon informacione për të ndihmuar refugjatët që të gjejnë strehim në Evropë.

Refugees Welcome, ndërkaq, ndihmon në gjetjen e dhomave në apartamente dhe shtëpi në nëntë shtete. Deri më tash ka gjetur strehim për 471 refugjatë.

Një rrjet që u ndihmon njerëzve të dhurojnë telefonat mobilë për refugjatët quhet GeeCycle.org.

Një tjetër ueb-faqe quhet RefugeesOnRails.org dhe nihmon në mbledhjen e lap-topëve që u shpërndahen refugjatëve.

Projekti i Strehimit Lesbos organizon vullnetarë të ndihmojnë refugjatët e sapoarritur në ishullin grek Lesbos, ku shumica e tyre vijnë nga Turqia. Vullnetarët shpërndajnë tenda dhe ngrohje për migrantët gjatë kohës sa ata qëndrojnë në Lesbos për t’u regjistruar.

Përmes ueb-faqe ShareTheMeal.org, njerëzit po ashtu mund të dhurojnë para për ushqim për refugjatët. Ueb-faqja në fjalë organizohet nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara.

Kombet e Bashkuara kanë raportuar më 22 dhjetor se rreth 970,000 migrantë kanë kaluar Detins Mesdhe këtë vit, për të arritur në Evropë. (v.tela)

XS
SM
MD
LG