Ndërlidhjet

logo-print

Tre të vrarë nga një sulm në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Nga një sulm me bombë në një rajon të trazuuar pakistanez, në afërsi të kufirit afgan, janë vrarë së paku tre persona, dy nga të cilët fëmijë.

Sulmi që ka ngjarë në një rrugë, është i treti gjatë ditëve të fundit në rajonin Mohmand, vend në të cilin për më shumë se një dekadë ka pasur luftime mes ushtrisë dhe militantëve talibanë.

Gjatë dy sulmeve që kanë ngjarë të hënën, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur dy të tjerë, në mesin e të cilëve dhe një zyrtar i lartë i ushtrisë pakistaneze.

“Një minë ka shpërthyer ndërsa e ka goditur një automjet që po i transportonte pesë persona. Me këtë rast është vrarë shoferi dhe dy fëmijë, njëri 8 dhe tjetri 10 vjeç”, i ka thënë agjencisë AFP, zyrtari i administratës lokale, Naveed Akbar.

Dy pasagjerët e tjerë, sipas tij, janë plagosur gjatë sulmit.

Ai tha se caku i sulmit është i paqartë dhe se autopritetet janë duke e hetuar rastin.

Ushtria pakistaneze e ka intensifikuar ofenzivën kundër talibanëve që nga sulmi në një shkollë në Peshawar të Pakistanit, me ç’rast ishin vrarë 153 persona, 134 nga të cilët, fëmijë.

XS
SM
MD
LG