Ndërlidhjet

logo-print

Ngritet aktakuzë për ish-komandantin e ushtrisë myslimane në Bosnje


Sakib Mahmuljin,

Sakib Mahmuljin,

Një prokuror për krime të luftës në Bosnje e ka ngritur sot aktakuzën kundër komandantit të ushtrisë myslimane. Ai akuzohet se ka dështuar t’i parandaloj krimet e luftëtarëve të huaj islamikë kundër serbëve që ishin zënë rob gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje.

Pensionisti 63 vjeçar, Sakib Mahmuljin, është arrestuar më 8 dhjetor nën akuzat se ka vepruar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe konventën e Gjenevës.

Prokurori tha sot se krimet për të cilat akuzohet ai, dyshohet se janë kyer në përfundim të luftës në Bosnje, korrik-tetor 1995, nga uftëtarë islamikë, ose “muxhahedinë”, të cilët kishin shkuar për të luftuar në Bosnje nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.

Gjatë operacionit “muxhahedinët”, kishin rrëmbyer dhe vrarë më shumë se 50 serbë të Bosnjes.

“Disave prej tyre iu prenë kokat dhe kokat e tyre u shfaqën tek të tjerët si shembull”, ka njoftuar sot prokurori. Krimet sipas tij, janë kryer duke përdorur mënyra jashtëzakonisht brutale ndaj të burgosurve.

XS
SM
MD
LG