Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Gjeorgjisë


Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij.

“Unë e kam marrë një vendim sot, që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit. Unë nga ky pozicion do të tërhiqem sot por do të mbetem një besnik ushtarak i atdheut tim”, tha sot kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit.

Dorëheqja e tij e papritur ndodhë kur kanë mbetur më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji.

Ai tha se po e le këtë post për ta dhënë “një shembull tek brezi i ri”.

I shkolluar në Paris, 33 vjeçari, Irakly Garibashvili, ishte emëruar në krye të qeverisë në nëntor të 2013-tes.

Ai ishte figurë e panjohur politike dhe kundërshtarët e tij në vazhdimësi e kanë kritikuar për mungesën e përvojës politike.

XS
SM
MD
LG