Ndërlidhjet

Austria arreston dy “terroristë” të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim

Dy vëllezër sirianë janë arrestuar në një kamp refugjatësh në Austrinë jugore, nën dyshimin, sipas prokurorisë, se u përkasin grupeve terroriste.

Policia, sipas prokurorisë së qytetit Grac, i ka arrestuar dy të rinjtë, njëri 16 e tjetri 18 vjeç, në qarkun Leibnitz të Austrisë, pas një bashkëpunimi me autoritetet gjermane.

Derisa vëllai i vogël akuzohet se i përket Shtetit Islamik, vëllai më i madh thuhet të ketë luftuar për milicinë e Ahrar Al-Sham.

Sipas prokurorisë, dyshja kanë luftuar ndaj njëri-tjetrit gjatë luftës në Siri e cila deri më tash ua ka marrë jetën më shumë se 250 mijë personave.

Ata akuzohen për kryerjen e akteve terroriste, duke përfshirë tentimvrasje dhe tortura.

Sipas prokurorisë, vëllai i tretë i tyre, është arrestuar në Gjermani.

XS
SM
MD
LG