Ndërlidhjet

Jahjaga kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me të pranuar vendimin e gjykatës kushtetuese, i ka ftuar të partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën “të shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend”.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Gjykata ka konstatuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me Nenin 3, i cili ka të bëjë me barazinë para ligjit, me Kapitullin II që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë themelore, si dhe me Kapitullin III për të drejtat e komuniteteve dhe pjesetarëve të tyre.

Jahjaga ka shkruar në rrjetin social Facebook, se e ka pranuar vendimin pas kërkesës së bërë nga ajo për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG