Ndërlidhjet

AAK kërkon zbatim të vendimit të Kushtetueses


Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe përmes një kumtese të lëshuar, ka kërkuar që të zbatohët aktgjykimi i shpallur.

“Konstatimi se Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore", nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [Barazia para Ligjit] , paragrafi 1, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III Të [Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesetareve të tyre], është dëshmi e pamohueshme se Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AAK-ja

Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, sipas AAK-së, duhet t ë zbatohet kështu siç është shkruar “e zeza mbi të bardhë” dhe cdo sugjerim apo kërkesë e Gjykates Kushtetuese se si të procedohet më tutje me këtë marrëveshje, sipas AAK-së, nuk mund të jetë në domenin e Gjykatës Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG