Ndërlidhjet

Qeveria zotohet se do ta zbatojë vendimin e Kushtetueses


Kryeministri Isa Mustafa (djathtas) dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri Isa Mustafa (djathtas) dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate, Qeveria është zotuar se do ta zbatojë me përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese “në fazat që ndërlidhen me hartimin e Statutit dhe të Dekretit të Asociacionit”

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me këtë rast, fton gjithë spektrin politik, përfshirë partitë opozitare, që të respektojnë këtë vendim, i cili është në përputhje edhe me vetë Marrëveshjen e Parimeve, në të cilën ishte paraparë tekstualisht që e njëjta të shqyrtohej nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ekzekutivit.

XS
SM
MD
LG