Ndërlidhjet

logo-print

Zjarr në një spital në Arabinë S., vdesin 25 persona


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 25 persona kanë vdekur dhe 107 të tjerë janë lënduar, si rezultat i një zjarri që e ka përfshirë një spital në jug të Arabisë Saudite.

Zjarri, sipas Agjencisë saudite për Mbrojtje Civile, ka shpërthyer në njësinë e kujdesit intenziv dhe ne departamentin e maternitetit të spitalit të qytetit Jazan që gjendet në jug të Arabisë.

Agjencia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhë rreth orës 02.00 të ditës së enjte dhe rasti është duke u hetuar për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.

Agjencia ka njoftuar se 21 ekipe të mbrojtjes civile ende janë në vendngjarje

Në gusht të këtij viti, 10 persona kanë vdekur dhe 259 të tjerë janë plagosur, si rezultat u një zjarri që e ka përfshirë një shtëpi banimi në provincën Aramco të Arabisë Saudite.

Zjarri ishte shkaktuar si rezultat i problemeve të energjisë elektrike.

XS
SM
MD
LG