Ndërlidhjet

logo-print

Familja myslimane nga Anglia nuk lejohet t’i vizitojë SHBA-të


Ilustrim

Ilustrim

Zyra e kryeministrit britanik, David Cameron, ka njoftuar se është duke i hetuar arsyet se pse një familjes 11 anëtarëshe myslimane britanike, nuk i është lejuar që të fluturoj nga Londra për në Los Angelos, ku kishin paraparë ta vizitonin Disneyland.

Një zyrtar amerikan në aeroportin Gatwick të Londrës, më 15 dhjetor, iu ka thënë dy prindërve dhe nëntë fëmijëve se e drejta e tyre për të udhëtuar, ishte revokuar.

Familiarët thanë se planifikimet dhe rezervimet online i kishin bërë shumë kohë më parë ndërsa në minutën e fundit iu është ndaluar udhëtimi. Familjes ende nuk i janë paguar 13 mijë e 400 dollarët e shpenzuara për bileta.

Një burim nga qeveria amerikane, i ka thënë agjencisë Reuters, se një anëtar mashkull i familjes, konsiderohet si i papranueshëm në SHBA. Por për shkak se familja po udhëtonte e tëra së bashku, atyre të gjithëve iu është mohuar e drejta e shkuarjes nga Agjencia e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare në SHBA.

Agjencitë në SHBA kanë thënë se nuk e kanë të lejuar që ta pengojnë udhëtimin e dikujt për shkak të fesë, por mund ta bëjë një veprim të tillë për arsye të sigurisë ose për arsye shëndetësore.

Teksa autoritetet angleze nuk kanë qenë të përfshira në këtë ndalesë, zyra e kryeministrit Cameron, tha se po e heton këtë rast, i cili ka nxitur zemërim në mesin e myslimanëve britanikë.

XS
SM
MD
LG