Ndërlidhjet

KS miraton marrëveshjen për Libinë


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka miratuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja në mes të fraksioneve në Libi, për formimin e qeverisë së unitetit.

Perëndimi shpreson se marrëveshja e miratuar unanimisht më 23 dhjetor, do të sjell stabilitet dhe do t’i ndihmoj luftës kundër shtrirjes së Shtetit Islamik në Libi.

Marrëveshja, e hartuar nga Britania, e bën të qartë se qeveria e ardhshme e Libisë, duhet të jetë përfaqësuesi i vetëm i këtij vendi.

Marrëveshja kërkon që qeveria e unitetit kombëtar të formohet brenda 30 ditësh.

Rezoluta e OKB-së iu kërkon vendeve që ta ndihmojnë Libinë për t'i luftuar militantët.

Por, ambasadori i Libisë në OKB, Ibrahim Dabbashi, tha se tash për tash, autoritetet libiane nuk e kanë në plan të kërkojnë sulme ajrore nga perëndimi.

“Ne jemi të gatshëm që vetë ta luftojmë Shtetin Islamik”, ka thënë Dabbashi.

Libia ka pasur administratë të dyfishtë që nga gushti i 2014-tes kur një grup islamist e ka pushtuar Tripolin, duke e detyruar qeverinë që të zhvendoset në lindje.

Grupi militant e ka shfrytëzuar kasoin dhe pasigurinë e krijuar në Libi që nga rënia e Muamer Gadafit dhe e ka zgjeruar ndikimin e tij në këtë vend, që gjendet në Afrikën e jugut.

IS e ka marrë kontrollin mbi qytetin Sirte që është edhe qyteti i lindjes së Muamer Gadafit, i cii gjendet 430 kilometra larg kryeqytetit Tripoli.

XS
SM
MD
LG