Ndërlidhjet

logo-print

Siria “e gatshme” për bisedimet e Gjenevës


Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Muallem

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Muallem

Siria është e gatshme që të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë, tha sot ministri i jashtëm sirian, gjatë një vizite zyrtare në Kinë.

“Siria është e gatshme që të marrë pjesë në dialogun sirian-sirian pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë”, tha Walid Muallem, gjatë një konference pas takimit me homologun kinez, Wang Yi.

Më 18 dhjetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, e miratoi njëzëri rezolutën që e mbështet planin ndërkombëtar për arritjen e paqes në Siri.

Dy raunde të bisedimeve të paqes në Gjenevë, në mes të përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe të regjimit, kanë përfunduar pa sukses.

Konflikti në Siri deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 250 mijë personave derisa miliona të tjetër janë detyruar të zhvendosen.

Bisedimet për paqe pritet të mbahen në Gjenevë, në fund të muajit janar.

XS
SM
MD
LG