Ndërlidhjet

SHBA sulmon militantët në Helmand të Afganistanit


Ilustrim

Ilustrim

Avionët ushtarakë amerikanë i kanë kryer dy sulme në distriktin Sangin që gjendet në provincën Helmand në jug të Afganistanit, provincë e cila është pushtuar nga militantët talibanë në fillim të javës.

Luftimet në mes të forcave afgane dhe militantëve talibanë, janë ende duke vazhduar.

Talibanët thonë se e kanë marrë nën kontrollë edhe policinë thuajse në tërë distriktin dhe se i kanë pushtuar ndërtesat administrative.

Megjithatë, zyrtarët afganë i mohojnë pretendimet dhe thonë se militantët janë tërhequr pas dhe se ushtria afgane e ka marrë kontrollin mbi distrikt.

Një zëdhënës amerikan i misionit të NATO-s në Afganistan, tha sot se mbrëmë pak para mesnatës, ushtria amerikane i ka kryer dy sulme ajrore në distriktin Sangin.

Provinca Helmand është një zonë e rëndësishme e cila kufizohet me Pakistanin dhe është një bazë e rëndësishme për talibanët, ngase aty prodhohet shumica e opiumit në botë, kulturë kjo që e ndihmon financimin e tyre.

XS
SM
MD
LG