Ndërlidhjet

Tetë migrantë humbin jetën në brigjet turke


Ilustrim

Ilustrim

Mediat turke raportojnë se 8 migrantë, përfshirë 3 fëmijë, janë mbytur sot në mëngjes si rezultat i përmbytjes së anijes së mbingarkuar në detin Egje. Anija ishte nisur për në ishullin grek, Lesbos.

Varka e drurit, është përmbytur nga valët e larta, dy milje nga brigjet Bademli në Egje, ka njoftuar agjencia e lajmeve Dogan, duke shtuar se edhe 14 migrantë të tjerë janë zhdukur.

Rojat bregdetare turke thanë se zhytësit kanë nxituar në venngjarje dhe janë përpjekur që t’i shpëtojnë refugjatët, por përpjekjet kanë qenë të kota

Numri i migrantëve dhe refugjatëve që kanë depërtuar nga toka dhe deti në vendet e Bashkimit Evropian, vetëm gjatë këtij viti, sipas IOM-së dhe UNHCR-së, e ka kaluar numrin prej një milion

Edhe mëngjesin e së mërkurës është raportuar një tragjedi e tillë, ku e kanë humbur jetën 11 migrantë.

XS
SM
MD
LG